ROMË, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian, Giuseppe Conte vizitoi sot Turqinë për t’u takuar me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan për bisedime mbi krizën në Libi dhe armëpushimin që hyri në fuqi të dielën në mbrëmje.
Nesër Conte do të udhëtojë në Egjipt për të diskutuar mbi situatën në Libi me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.
Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj dhe rivali i tij gjenerali, Khalifa Haftar pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje mbi kushtet e armëpushimit, pas nëntë muajve konflikti.
Sarraj u bëri thirrje libianëve për një fillim të ri. / /sara/






















