Ballina Bota

GJERMANI – Konferencë ndërkombëtare mbi Libinë në janar

BERLIN, 13 janar /ATSH-AFP/ – Një konferencë ndërkombëtare në kuadër të zgjidhjes së konfliktit në Libi, me pjesëmarrjen e protagonistëve kryesorë dhe vendet e përfshira, do të organizohet këtë muaj në Berlin, theksoi një zëdhënës i qeverisë gjermane.

“Përgatitjet për një konferencë të tillë po vazhdojnë”, deklaroi në një konferencë shtypi,  Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë duke shtuar se do të mblidhen në janar.

“Kjo konferencë mund të mbahet të dielën e ardhshme, më 19 janar”, theksoi ai.

Paralelisht, presidenca turke njoftoi një vizitë në po këtë ditë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Berlin, pa dhënë detaje për motivin.

Edhe presidenca egjiptiane theksoi se kreu i shtetit, Abdel Fattah al-Sissi, i përfshirë në konflikt, do të takohej me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kjo konferencë do të zhvillohet nën drejtimin e OKB-së me të paktën 10 vende, pesë anëtarë të Këshillit të Sigurimit, si Gjermania, Turqia, Italia,Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia shumë herë më e mirëpaguar se dje, për herë të parë në 30 vite forcat speciale nuk janë tradhtuar në operacionet e tyre
Artikulli tjetërPlani Strategjik 2020-2025/ OSBE mbështet Kuvendin për diskutimet dhe konsultimet