Ballina Bota

GJERMANI – Bien eksportet në fundvit

FRANKFURT, 9 janar /ATSH-DPA/ – Eksportet gjermane ranë 2,9% në nëntor 2019 në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të fundit zyrtare, pasi ekonomia më e madhe europiane ka filluar të ndiejë tensionet e tregtisë globale.

”Kompanitë gjermane eksportuan mallra me vlerë 112,9 miliardë euro”, deklaroi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Importet ranë me 1,6% në 94,6 miliardë euro. Në krahasim me një muaj më parë, eksportet u ulën me 2,3 % dhe importet me 0,5 %.

Në 11 muajt e parë të vitit 2019, Gjermania regjistroi një rritje të vogël vjetore të eksporteve duke shënuar një rritje shumë më të dobët se vendi në vitet e fundit.

Lufta tregtare midis Kinës dhe SHBA ishte një nga arsyet kryesore të krizës. Ndikimi është ndjerë globalisht, duke krijuar probleme për ekonominë gjermane të orientuar nga eksporti./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjenerali i NATO-s, Barbero nga Tirana: Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont
Artikulli tjetërUnaza e Madhe, Veliaj: Astiri një kauzë false partish të lodhura, ra si ngrehinat pa leje