TIRANË, 7 janar/ATSH/ Bashkia e Patosit e cilësoi sot ndërhyrjen në segmentin Belinë-Jagodinë, si investimim më të madh të kryer vitet e fundit.
Specialistët e bashkisë bëjnë të ditur se “segmenti me gjatësi 760 metra dhe gjerësi 3 metra, shtrohet me asfalt beton, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës për 150 banorët e Belinës dhe krijuar lehtësira për fermerët e zonës dhe punonjësve të naftës”.
Segmenti shtrihet përgjatë argjinaturës së lumit, ku në vazhdim edhe pjesa përgjatë argjinaturës do të shtrohet me çakull, duke kompletuar në këtë mënyrë këtë segment, ku sipas bashkisë së Patosit, nuk ishte vënë kurrë dorë më parë. z.tosku/j.p/























