TIRANË, 7 janar/ATSH/ Erërat e forta që përfshinë vendin tonë ditët e fundit dëmtuan disa palma në qytetin e Durrësit.
Bashkia e Durrësit është angazhuar duke marrë masa të menjëhershme për të shmangur pasojat që ka lënë stuhia në Durrës.
Specialistët e bashkisë së Durrësit kanë informuar se “ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit, Policia Bashkiake dhe ndërmarrje të tjera të bashkisë kanë qenë në terren për të zëvendësuar palmat e dëmtuara të cilat përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve”.
Sipas tyre, në një kohë të shkurtër janë eliminuar të gjitha pasojat e stuhisë së fundit ndërkohë që ndërmarrjet e bashkisë së Durrësit janë në gatishmëri në shërbim të qytetarëve. z.tosku/













