Ballina Bota

BM – Parlamenti fillon debatin për projektligjin e Brexit-it

LONDËR, 7 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria e kryeministrit konservator Boris Johnson paraqiti sot për deputetët britanikëligjin kryesor, që kërkon të zyrtarizojë Brexit-in deri në fund të këtij muaji.

Sekretari i Brexit-it, Steve Barclay prezantoi projektligjin për Marrëveshjen e Tërheqjes nga BE, për shqyrtim të detajuar nga dhoma kryesore e zgjedhur e parlamentit, ajo e Komuneve.

“Ky projektligj zbaton marrëveshjen e tërheqjes të negociuar nga kryeministri”, deklaroi Barclay.

“Përmbush vullnetin e popullit britanik dhe do t’i lërë vendin të ardhmes tonë të shndritshme jashtë Bashkimit Europian,” shtoi ai.

Deputetët mbështetën projektligjin muajin e kaluar pasi konservatorët e Johnsonit fituan një shumicë parlamentare prej 80 votash në zgjedhjet e parakohshme.

Nesër, pas tre ditësh debati, pritet një tjetër votim.

Johnson ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë një qeveri të popullit, duke përmbushur përparësitë e tij dhe duke i dhënë lamtumirën përçarjes, pasigurisë dhe mllefit që e ka penguar këtë vend për shumë kohë. / / sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – SHBA i refuzon vizën ministrit të Jashtëm
Artikulli tjetërSHBA- Pompeo mbron ligjshmërinë e veprimeve amerikane në Iran