SHBA- Pompeo mbron ligjshmërinë e veprimeve amerikane në Iran

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-AFP/-Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, mbrojti sot ligjshmërinë e sulmit amerikan që vrau gjeneralin iranian, Qassem Soleimani, si edhe të të gjitha veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Iranit.

“Presidenti Donald Trump kishte plotësisht bazat e duhura ligjore për të dhënë urdhrin për vrasjen e kreut të lartë të Rojave të Revolucionit, ushtrisë ideologjike të Teheranit”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp, në Uashington.

Megjithatë, ai nuk dha informacione mbi sulmet e menjëhershme që, sipas administratës së Trump-it, gjeneral Soleimani kishte qenë duke planifikuar kundër interesave amerikane.

I pyetur në lidhje me kërcënimin e presidentit Trump për të goditur vendet kulturore iraniane në rast kundërpërgjigjeje ushtarake të Teheranit për vdekjen e Qassem Soleimani-t, Pompeo siguroi edhe një herë se Uashingtoni do të vepronte në përputhje me ligjin ndërkombëtar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.