Ballina Bota

GREQI – Stuhi dëbore dhe erëra të forta godasin vendin

ATHINË, 6 janar /ATSH-DPA/ – Një stuhi dëbore dhe erëra të forta kanë goditur Greqinë dhe Egjeun, duke shkaktuar dëme të shumta në tokë dhe probleme në trafikun detar, njoftoi transmetuesi shtetëror grek ERT.

Sipas ERT-së udhëtime të shumta tragetesh u anuluan për shkak të erërave të forta dhe disa rrugë në brendësi të vendit u mbyllën si pasojë e reshjeve të borës.

Stuhia shkaktoi, gjithashtu, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Athinës dhe në ishuj.

Meteorologët kanë paralajmëruar më shumë dëborë dhe mot të keq duke filluar nga sot deri të enjten. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak48 shërbime online nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit
Artikulli tjetërNis puna për ndërtimin e lagjes së re në Vaqarr, ku do të strehohen familjet e zonës, të cilave iu dëmtua shtëpitë nga tërmeti