Ballina Bota

GJERMANI – Volkswagen dhe “ZVBZ” në bisedime pas skandalit të emetimeve

BRAUNSHWEIG, 2 janar /ATSH-DPA/ – Prodhuesi i makinave “Volkswagen” dhe organizata gjermane e konsumatorëve “ZVBZ” deklaruan se kanë filluar bisedimet mbi një padi lidhur me skandalin e emetimeve të gazrave.

Kjo do të rrisë mundësitë e afërsisht 444 000 paditësve që marrin pjesë në proces në Gjykatën e Lartë Rajonale Braunschweig për pretendime kundër VW në lidhje me zhvlerësimin e makinave të tyre.

Në një deklaratë thuhej: “Qëllimi i përbashkët i ZVZB dhe ‘Volkswagen’ është një zgjidhje pragmatike në interes të klientëve”. Aty thuhej se bisedimet ishin në fazë të fillestare.

Kryetari i gjykatës Michael Neef sugjeroi që palët të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e problemit.

“ZVZB” përfaqëson interesat e shumë pronarëve të makinave. Ata mendojnë se janë mashtruar nga prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen”, pasi zbuluan se emetimet e makinave të tyre janë shumë më të larta sesa u deklaruan.

Ata po kërkojnë kompensim për automjetet. / / sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPERSPEKTIVË – Sfidat teknologjike të 2020
Artikulli tjetërGJERMANI – Rriten kursimet pavarësisht niveleve të ulëta të interesit