MOGADISHO, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një atentat me veturë të mbushur me eksploziv shkaktoi të paktën 76 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një lagje të kryeqytetit somalez, Mogadisho, njoftuan shërbimet mjekësore.
“Numri i viktimave që ne kemi konfirmuar është 76 të vdekur dhe 70 të plagosur. Bilanci mund të jetë më i rëndë”, deklaroi drejtori i shërbimeve private të ambulancave “Aamin Ambulance”, Abdukadir Abdirahman Haji./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























