SHBA – Rritet prania e policisë në zonat e hebrenjve

NJU JORK, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryetari i bashkisë së New York-ut Bill de Blasio, deklaroi sot se do të rritet prania e policisë në disa lagje të Brooklyn-it, pas disa sulmesh të dyshuara antisemite.

De Blasio shkroi në Twitter se në Borough Park, Crown Heights dhe Williamsburg, zona me popullsi të madhe hebreje, do të shihen më shumë oficerë në patrullim.

“Policia do të rrisë gjithashtu vizitat në shtëpitë e adhurimit dhe zona të tjera kritike në komunitet”, shtoi ai.

“Kushdo që terrorizon komunitetin tonë hebre do të përballet me drejtësinë”, shkroi në Twitter kryetari i bashkisë. / / sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.