Ballina Bota

IZRAEL – Viktima si pasojë e stuhive të fuqishme

TEL AVIV, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme në Izrael.

Sipas policisë, në pjesën veriore të vendit u gjet trupi i një adoleshenti, një ditë pasi rezultonte i zhdukur.

I riu humbi jetën si pasojë e rënies në lum nga era e fuqishme.

E njejta gjë ndodhi dhe me një 27-vjeçar i cili u mbyt.

Reshjet e shiut në pjesën veriore të Izraelit janë më të dendurat që nga fillimi i regjistrimit të tyre.

Sipas raportimeve të medieve, niveli i ujit në detin e Galilesë është rritur me 9 centimetra. Në malin Hermon ra rreth 50 centimetra dëborë, si dhe u mbyll zona e skive për vizitorët. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Der Leyen kritikon sanksionet amerikane për gazsjellësin “Nord Stream 2”
Artikulli tjetërNjësi studimi për sizmologjinë në Akademinë e Shkencave/Gjinushi: Në janar ngrihet grupi i punës