UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Administrata amerikane ftoi zyrtarisht Pekinin për fillimin e bisedimeve për kontrollin armët bërthamore, një lëvizje që Shtëpia e Bardhë shpreson se mund të jetë hapi i parë drejt një marrëveshjeje që mbulon arsenalet nukleare të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.
Ftesa për fillimin e një dialogu mbi sigurinë strategjike u bë nga Christoper Ford, shefi i Departamentit amerikane të Shtetit për Kontrollin e Armëve.
“Shpresojmë të fillojmë sa më shpejt, jemi të paduruar për një përgjigje nga Pekini”, tha ai në Twitter.
Zyrtarët kinezë nuk e kanë komentuar ende propozimin amerikan, por deri tani kanë përsëritur se nuk janë të interesuar për të negociuar një marrëveshje treshe me Moskën dhe Uashingtonin duke këmbëngulur se arsenali i Pekinit me rreth 300 bomba atomike është vetëm një pjesë e vogël e arsenalit ruso-amerikan.
Kohë më parë, Moska propozoi përfshirjen në negociata edhe të Francës dhe Britanisë së Madhe./ a.jor.












