Ballina Bota

SOFT NEWS – Edhe në Australi vidhet… ujë?!

SIDNEJ, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Policia australiane bëri thirrje për dëshmitarë, për gjetjen e autorëve të vjedhjes shumë të pazakontë të 300 000 litrave ujë, një krim ky veçanërisht i rëndë në kontekstin e thatësirës në vend.

Hajdutët e thithën ujin nga dy rezervuarë në pronësi të Evan Plains, një fshat i vogël në perëndim të Sidnejt.

“Policia dëshiron të flasë me këdo që ka parë kamionë-cisternë ose automjete me pajisje për transport uji në zonën e Evans Plains”, njoftoi policia në një deklaratë.

Një zëdhënëse e policisë pohoi se kjo vjedhje, e zbuluar të dielën, por që mund të ketë ndodhur kushedi se kur gjatë dy javëve të fundit, lidhet padyshim me thatësirën dhe mungesën e ujit, që kanë prekur shumë zona të vendit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcesi i integrimit europian, Banka e Shqipërisë projekt për njësimin e praktikave të punës
Artikulli tjetërHajdari: Ndryshim i sistemit zgjedhor për çdo subjekt zgjedhor në garë