Ballina Bota

RUSI – Koment enigmatik i Putinit për presidencën

MOSKË, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një koment enigmatik i presidentit Vladimir Putin për kufizimin e numrit të mandateve presidenciale, nxiti sot një sërë spekulimesh mbi largimin e tij përfundimtar nga Kremlini në vitin 2024.

Gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp, presidenti rus u pyet mbi një reformë të Kushtetutës dhe veçanërisht mbi ndalimin e ushtrimit të më shumë se dy mandateve të njëpasnjëshme.

‘Ajo çfarë mund të bëjmë në lidhje me këto mandate, është që të heqim cilësimin ‘të njëpasnjëshme’, kur bëhet fjalë për funksionin e presidentit’, u shpreh Putin.

Nëse ky term hiqet nga Kushtetuta, Putin nuk do të ketë më mundësi të rikthehet në Kremlin, në vitin 2024, në përfundim të mandatit të tij të dytë radhaz.

Në fakt, ai nuk do të mund të kthehet në presidencë as pas një periudhe kohore, sikurse veproi në vitin 2012, pas katër vitesh si kryeministër.

Deri më tani, Kremlini e ka konsideruar si të panevojshëm diskutimin e çështjes, duke qenë se kreu i shtetit rus ka ende edhe katër vjet për të kaluar në Kremlin./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/WizzAir kryen fluturimin e parë nga Vjena drejt Tiranës, Keri: Objektiv sa më shumë destinacione me kosto të ulët
Artikulli tjetërKryemadhi: Fillimi i SPAK, garanton barazi para ligjit