TEHERAN, 18 dhjetor /ATSH-AFP/-Irani bëri të ditur sot kundërshtimin e tij ndaj negociatave mes SHBA-së dhe talibanëve afganë, duke deklaruar se Afganistani nuk ka mirë nga një proces që përjashton qeverinë dhe popullin e këtij vendi.
“Ne jemi kundër negociatave mes SHBA-së dhe talibanëve. Çdo vendimmarrje, çdo plan pa pjesëmarrjen e popullit afgan, është një strategji e keqe, e dënuar të dështojë”, deklaroi kundëradmirali Ali Chamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare iraniane.
Sipas projektmarrëveshjes, rebelët duhej të angazhoheshin për fillimin e një dialogu me qeverinë afgane dhe uljen e dhunës, në këmbim të tërheqjes së forcave amerikane.
Trump njoftoi në fund të nëntorit se bisedimet do të rinisnin, duke theksuar nevojën për një armëpushim./ /ervo/