BARCELONË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një ndeshje futbolli e kategorisë së dytë u pezullua dje pasi mbështetësit e skuadrës Rayo Vallecano, vazhdimisht quajtën nazist sulmuesin e skuadrës Albacete, Roman Zozulia.
“La Liga jep miratimin e saj për vendimin e marrë nga Jose Antonio Lopez Toca, arbitri kryesor i ndeshjes midis Rayo Vallecano dhe Albacete Balompie, për të pezulluar lojën për shkak të fyerjeve të rënda dhe kërcënimeve në pjesën e parë kundër Roman Zozulia”, deklaroi La Liga.
Zozulia, i cili nënshkroi një kontratë për skuadrën spanjolle Rayo, me huazim nga Real Betis në vitin 2017, disa ditë më vonë u kthye në klubin e tij mëmë sepse mbështetësit e Rayo-s iu kundërvunë pasi mësuan simpatitë e tij të supozuara të së djathtës ekstreme.
Komentatori i stadiumit kërkoi që mbështetësit e Rayo-s të ndalonin së kënduari për Zozulia, gjë për të cilën nuk u bindën dhe ndeshja u pezullua në gjysmë të kohës, ku të dyja skuadrat ranë dakord.
Zozulia më parë mohoi lidhjen me grupet e ekstremit të djathtë në vendin e tij të lindjes, Ukrainë. / /sara/ a.jor.












