Ballina Bota

RUSI – Opel rikthehet në treg

MOSKË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i makinave Opel, njoftoi sot se ishte rikthyer në Rusi pasi doli katër vjet më parë nga tregu, në vitin 2015, mes një krize të rëndë ekonomike.

Valuta e rublës ruse humbi gjysmën e vlerës së saj në vitin 2014-2015 mes sanksioneve të dëmshme për aneksimin e rajonit të Krimesë në Ukrainë dhe rënien e çmimeve të naftës, një eksport i rëndësishëm ky në vend.

Kompania deklaroi se prodhuesi Ruesselsheim, me qendër në Gjermani ka rihyrë në treg duke nisur prodhimin në një ndërtesë në qytetin perëndimor rus të Kalugas.

Furgoni i pasagjerëve tip “Zafira Life” dhe automjeti kompakt sportiv tip “Grandland X” po i shiten klientëve rusë.

Shefi ekzekutiv, Michael Lohscheller, deklaroi se në vitet e ardhshme Opel do të rrisë gradualisht operacionet në Rusi.

“Në vitet e ardhshme, do të ketë të paktën një model të ri Opel çdo vit,” theksoi Lohscheller. / /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – 135 tenistë të përfshirë në një skandal trukimi ndeshjesh
Artikulli tjetërSPANJË – Pezullohet ndeshja pas brohoritjeve naziste