Ballina Bota

FRANCË – OPEC ul prodhimin e naftës

PARIS, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), që do të vendosë një ulje tjetër të prodhimit, ka prodhuar më pak naftë bruto muajin e kaluar, me një përpjekje të veçantë të Arabisë Saudite, njoftoi ajo sot.

“Prodhimi total i naftës bruto është ulur me 193 000 fuçi naftë në ditë në muajin nëntor në raport me një muaj më parë duke arritur në 29,551 milionë fuçi naftë në ditë”, sipas disa burimeve, cituar nga OPEC në një raport mujor për naftën.

Arabia Saudite ka kontribuar më shumë për këtë ulje me prodhimin e 151 000 fuçive naftë më pak në territorin e saj muajin e kaluar.

Vendet e OPEC dhe aleatët e tyre, përfshirë Rusinë, kanë reduktuar në mënyrë të vullnetshme prodhimin e tyre për të mbështetur çmimin e naftës bruto.

Partnerët arritën të premten një marrëveshje për reduktimin e mëtejshëm të prodhimit të tyre me të paktën 500 000 fuçi naftë në ditë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Der Leyen paralajmëron kundër mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike
Artikulli tjetërSPORT – Dolce&Gabbana gjobitet për përdorimin e emrit të Maradonës