BRUKSEL – Der Leyen paralajmëron kundër mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike

BRUKSEL, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot kundër kostos së mosveprimit përballë ndryshimeve klimatike duke prezantuar “Paktin e Gjelbër” që parashikon ta bëjë Europën kontinentin e parë neutral përsa i përket emetimeve të karbonit deri në vitin 2050.

“Disa shprehen se kostoja e këtij transformimi është shumë e lartë, por mos të harrojmë kurrë se cila do të ishte kostoja e mosveprimit”, deklaroi ajo para Parlamentit Europian në Bruksel, i mbledhur në seancë të jashtëzakonshme.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen prezantoi sot “Paktin e Gjelbër”, një projekt i destinuar për t’u kthyer në strategjinë e re të rritjes së BE-së dhe për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.