Ballina Ekonomi

Dëborë në qarkun e Korçës, ARRSH masa për mirëmbajtjen e aksit Boboshticë-Dardhë

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në të gjithë vendin.

Gjatë natës së mbrëmshme në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore.

Sipas ARRSH-së, në aksin Boboshticë-Dardhë, kontraktori i mirëmbajtjes ka bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe qarkullimi bëhet pa zinxhir.

“Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset e vendit. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë”, shprehet ARRSH.

Fillimi i muajit dhjetor u shoqërua me reshjet e para të dëborës në zonat malore dhe juglindore të vendit. ARRSH ka marrë të gjitha masat e para të mirëmbajtjes dimërore dhe ka nisur puna për pastrimin e saj dhe hedhjen e kripës. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama përcjell fjalët e shenjta: Dora që jep ka më shumë meritë se dora që merr
Artikulli tjetërITALI – 14 miliardë euro dëme nga moti ekstrem i dekadës së fundit