Ballina Aktualitet

Foto/ Oficerët e sigurisë, punë intesive në menaxhimin e situatës pas tërmetit

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Shkollave të përkohshme të ngritura pranë hoteleve ku janë akomoduar banorët e prekur nga tërmeti, i është shtuar edhe kontributi i oficerëve  sigurisë në menaxhimin e situatës.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes njoftimit zyrtar thotë se nxënës të shkollave të dëmtuara po zhvillojnë mësimin normal nëpër shkolla pritëse, të cilat kanë kapacitete për t’i përballuar, apo edhe në strukturat e posaçme të krijuara pranë hoteleve ku qytetarët janë akomoduar.

Në këtë kuadër, oficerët e sigurisë janë duke kontribuar në mënyrë intensive në momentet e përditshmërisë së nxënësve, në identifikimin e tyre në hotele, ndarjen e bazës materiale dhe shoqërimin e nxënësve për në mjediset e mësimit në hotele, apo edhe shoqërimit të tyre për në shkollat pritëse etj.

Sipas MASR, prioritet i punës së tyre të përditshme ngelet lehtësimi dhe mbarëvajtja e procesit mësimor.

/z.tosku/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtëpi ekologjike antisizmike, Rama: Shpresojmë ta mbyllim marrëveshjen këtë javë me kompaninë turke
Artikulli tjetërKurbin, Këshilli Bashkiak miratoi bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti