Ballina Flash

Shkodër, arrestohen 3 shtetas, posedonin armë dhe lëndë narkotike

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Policia e Shkodrës arrestoi tre shtetas që posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe vendosi procedimin në gjendje të lirë për një tjetër shtetas.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, strukturat e posaçme të policies organizuan operacionin policor të koduar “Buna” duke arrestuar në flagrancë shtetasit M. Sh., 22 vjeç, E. M., 21 vjeç dhe E. V., 31 vjeç. Të tre të rinjtë janë banues në Shkodër. Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër.

“Në vendin e quajtur “Ura e Vjetër” e Bunës, policia ka bërë bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fzik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, – thuhet në komunikatën e Policisë.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprat penale të “prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtja pa leje armëve dhe i municionit”./a.gjonaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Artikulli tjetërBRUKSEL- Tusk: Reforma për zgjerimin e BE-së nuk duhet të jetë e dëmshme për Ballkanin Perëndimor