TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ -Pas tërmetit të 26 nëntorit mbështetja dhe solidariteti nga vendet partnere të Shqipërisë ka qenë e menjëhershme dhe majft e madhe.
Vendet fqinje dhe partnere kanë ndihmuar fillimisht duke dërguar specialist që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit për të nxjerrë nga gërmadhat personat e mbetur ende brenda, duke mundësuar shpëtimin e shumë jetëve.
Gjithashtu ndihma vijoi me ekspertët, të cilët së bashku me homologët e tyre shqiptarë po vijojnë verifikimin dhe vlerësimin e godinave nëse janë të dëmtuara apo jo.
Në këtë kuadër, zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj ka zhvilluar një takim me Konsujt e Nderit të vendeve të huaja në Shqipëri, ku u diskutua për bashkëpunimin me vendet që përfaqësojnë, për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë në këtë moment të vështirë.
/gj.mima/ /a.g/













