Ballina Aktualitet

Meta viziton kalanë e Krujës: Të dëmtuara Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ -Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot banorët e prekur më rëndë nga tërmeti në Krujë.

Ndalesa e parë e Presidentit ishte në Kalanë e Krujës, ku vizitoi atë që ai e cilësoi si “kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit”.

Presidenti thekson se, veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

Sipas tij, duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur këto dy monumente.

“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund!”, tha Presidenti Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Shërbimi psiko-social, në punë intensive për të rikthyer gjendjen normale
Artikulli tjetërManastirliu viziton qendrën shëndetësore të Vorës të ngritur pranë kampit: Mjekët pranë banorëve, kujdes 24 orë