Ballina Aktualitet

Basha në Durrës: Rritje e numrit të inxhinierëve vlerësues

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej komplekseve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo.

Në kompleksin 12 katësh jetojnë rreth 1 mijë banorë.  Duke iu përgjigjur kërkesës së tyre për ndihmë, Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.

“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”, thanë banorët

“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju” iu përgjigj Basha banorëve.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLinda Rama, pjesë e ekipit të vullnetarëve me eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore
Artikulli tjetërInspektohen ashensorët në zonat e Astirit dhe Komunës së Parisit në Tiranë