Ballina Aktualitet

Rinis mësimi normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ka rinisur këtë të enjte procesi mësimor në qarkun e Lezhës, ndërsa vetëm në qarkun e Durrësit, bashkinë Kurbin, Vorë dhe Tiranë, mësimi do të nisë më 9 dhjetor, të hënën.

Drejtori Rajonal i Lezhës, Bardhok Pulaj në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës.

“Mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës. Fëmijët e ardhur në Shëngjin bëjnë mësim në shkollën e Shëngjinit. Kopshti është hapur tek hoteli Rafaelo. Nxënësit e shkollës së mesme me transport kanë filluar mësim në gjimnazin e Lezhës. Një pjesë kanë libra ndërsa pjesa tjetër do i marrin së shpejti. Janë pajisur me bazë materiale. Situata është nën kontroll”.

Tërmeti i 26 nëntorit preku rreth 4800 nxënës, pra që kanë shtëpi të dëmtuara apo të pabanueshme, ndërkohë që janë rreth 650 mësues në situatë të ngjashme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPasojat e tërmetit/ Voda: Kemi inspektuar mbi 4000 objekte, në ekipe edhe 83 ekspertë të huaj
Artikulli tjetërDenaj prezanton Aktet Normative që sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejt të të prekurve nga fatkeqësia