Ballina Bota

ARABIA SAUDITE – Aramco përfundon periudhën e pajtimit të aksioneve IPO në bursë

RIAD, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ Gjiganti saudit i naftës Aramco përfundoi sot periudhën e pajtimit për pjesën e parë të aksioneve të tij të ofruara për shitje, në kuadër të asaj që vlerësohet si oferta fillestare publike (IPO) më e madhe në historinë e bursës.

Kompania me fitimin më të lartë në botë kërkon të mbledhë rreth 25 miliardë dollarë, një e katërta e 100 miliardë dollarëve të shpresuar, falë IPO-s së tij në Bursën e Riadit, shumë e vonuar dhe kryesisht e paracaktuar për investitorët e Mbretërisë dhe të Gjirit.

Megjithatë, ky operacion mund t’i zhgënjejë pritshmëritë e Mbretërisë, së cilës iu desh të ulte ambiciet e saj me një vlerësim të kompanisë midis 1600 dhe 1700 miliardë dollarëve, kundrejt rreth 2000 miliardë dollarëve që priteshin nga autoritetet.

Analistët besojnë se kjo shifër e rishikuar në rënie ende e tejkalon vlerën reale të kompanisë, duke patur parasysh rënien e çmimit të naftës, shqetësimet për ndryshimin e klimës dhe tensionet rajonale./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Qeveria, kredi të përballueshme për kthimin e emigrantëve të saj
Artikulli tjetërHekurudha Tiranë-Durrës, miratohet marrëveshja ndryshuese nr. 1 e grantit mes Shqipërisë dhe BERZH