Ballina Bota

FRANCË – Moti i keq gjunjëzon përsëri juglindjen e vendit

MARSEJË, 2 dhjetor /ATSH-AFP/-Një bilanc i rëndë në njerëz dhe dëme të mëdha. Për të dytën herë brenda pak ditësh, juglindja e Francës është në zi, pas stuhive të dhunshme që shkaktuan të paktën pesë viktima.

Brenda dhjetë ditësh, 11 persona humbën jetën në këtë krahinë, gjatë dy fenomeneve klimatike mesdhetare me rreshje shiu të mëdha, përmbytje dhe erëra të forta.

“Alarmi i kuq u shpall, por ai la pas toka të shkatërruara dhe të varfëruara nga përmbytjet. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që kanë vuajtur javët e fundit nga moti i keq në jug, veçanërisht për familjet dhe të afërmit e bashkëqytetarëve tanë, që kanë humbur jetën”, reagoi në Twitter presidenti, Emmanuel Macron./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama takon banorët në zonën e ish-Kënetës: Vulën e qëndrueshmërisë së banesave do ta vënë ekspertët e huaj
Artikulli tjetërBubq, Basha: PD propozon 3 pika që duhen zbatuar me urgjencë