MJEKËSI – I njihnit pesë superbakteret?

UASHINGTON, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Tashmë ekziston një ”listë e zezë” me pesë baktere dhe 11 mikrobe që përbëjnë “një kërcënim urgjent” për shëndetin global, sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), që këtë vit shtuan edhe dy mikroorganizma të tjera.

Pesë bakteret më vdekjeprurëse janë ”clostridium difficile”, ”enterobacteriaceae”, rezistente ndaj karbapenemit (CRE), ”gonorrea neisseria”, ”candida auris” dhe ”acinobacter” rezistente ndaj karbapenemit.

Sipas një raporti, çdo 15 minuta një person vdes në SHBA për shkak të komplikimeve nga infeksionet rezistente ndaj çdo antibiotiku qarkullues.

Gjithsej 35 000 vdekje në vit.

“Disa nga këto ilaçe të cilat rezistojnë ndaj ilaçeve kanë mësuar se si të bindin gjenet e tyre rezistente me mikrobet e tjera, dhe ky është një problem serioz që mund të prekë të gjithë”, theksoi specialisti i CDC, Michael Craig./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.