Ballina Bota

GJERMANI – Shpikësi i www kundër devijimeve të internetit

BERLIN, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ – Shpikësi i World Wide Web, Tim Berners-Lee njoftoi një iniciativë botërore kundër devijimeve të internetit mbështetur nga grupe të tilla si Microsoft, Google dhe qeveritë si Franca dhe Gjermania.

Më shumë se 150 organizata që përfshijnë gjithashtu Facebook apo motorin e kërkimit  DuckDuckGo, mijëra persona të privuar i janë bashkuar këtij planveprimi që parashikon të ndalojë abuzimet në rritje në internet”, theksoi fondacioni i britanikut në një komunikatë të publikuar në Berlin, me rastin e një Forumi mbi qeverisjen e internetit.

“Bëhet fjalë për një plan për krijimin e një interneti më të mirë”, theksoi Tim Berners-Lee cituar në një komunikatë.

“Qeveritë duhet të riforcojnë ligjet dhe rregullat e botës digjitale. Grupet duhet të bëjnë më shumë për të garantuar që kërkimi i përfitimeve të mos bëhet në varësi të të drejtave të njeriut dhe demokracisë”, shtoi ai.

Dhe qytetarët duhet të mbrojnë të dhënat e tyre dhe të inkurajojnë bisedat në internet të ekuilibruara”, shtoi ai duke iu referuar ngacmimeve në internet./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas tërmetit, Xhaçka falenderon efektivët FA: Do fuqizojmë strukturat tona të emergjencave civile
Artikulli tjetërMbi 1 mijë të akomoduar në strukturat hoteliere në Durrës