Ballina Bota

GJERMANI – Papunësia në nivelin më të ulët që nga bashkimi i vendit

NUREMBERG, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Papunësia në Gjermani ra në nivelin e saj më të ulët që nga periudha e bashkimit të ish-Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore, në vitin 1990, deklaroi Agjencia Federale e Punësimit (BA).

”Në muajin nëntor, një total prej 2,18 milionë personash ishin të papunë, me shkallën e papunësisë të pandryshuar, në 4,8%”, tha ajo.

Sipas të dhënave, në nëntor, kishte 24 000 persona më pak të papunë sesa në tetor dhe 6 000 më pak sesa një vit më parë.

Me 736 000 vende pune të regjistruara në zyrën e punës, kërkesa mbetet e lartë.

Sidoqoftë, ky numër është ende 71 000 nën nivelin e një viti më parë./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInspektimi i banesave të dëmtuara bashkë me grupet e vendeve të BE-së, së shpejti raporti i qëndrueshmërisë
Artikulli tjetërTërmeti, në Tiranë 1192 banesa individuale të dëmtuara dhe 265 pallate që kërkojnë vlerësim