Ballina Bota

SHBA – Ish-presidenti Carter del nga spitali

UASHINGTON, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, ka dalë nga spitali dhe është dërguar në shtëpinë e tij në Xhorxhia për t’u shëruar nga dëmtimet e marra kohët e fundit si pasojë e rrëzimeve.

Sipas një deklaratë nga Qendra Carter, në fillim të këtij muaji, 95-vjeçari iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për të lehtësuar presionin në tru, të shkaktuar nga rrëzimet e fundit. Ai do të festojë festën e Falënderimeve në shtëpi, së bashku me familjen e tij.

Carter, i cili ishte president nga viti 1977 deri në 1981, u diagnostikua me kancer të trurit në 2015, por është shëruar plotësisht.

Demokrati, presidenti më jetëgjatë i SHBA-së, u bë kampion për të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë vendit, pasi mbajti një mandat të vetëm si president. Ai mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 2002. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Vrima e zezë e zbuluar në Rrugën e Qumështit vë në pikëpyetje evolucionin e yjeve
Artikulli tjetërSolidariteti shqiptar më i fortë sesa tërmeti vetë/ Strehohen në hotelet luksoze të Durrësit banorët e prekur nga tërmeti