Ballina Bota

SHBA – Ekonomia rritet me 2,1 %

UASHINGTON, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Ekonomia amerikane u rrit me 2,1% në tremujorin e tretë të vitit, sipas vlerësimit të rishikuar nga Departamenti i Tregtisë.

Shifra është rritur nga vlerësimi fillestar 1,9% i rritjes së PBB-së për periudhën korrik-shtator.

Tregu i aksioneve në SHBA po tregon rikthim, me indekset kryesore që shënuan rekorde ditët e fundit, edhe pse ka lëkundjeje në besueshmërinë e konsumatorit.

Indeksi i tregut të aksioneve “S&P 500” tregoi fitime për katër ditë rresht në festën e Falënderimeve dhe fillimin e sezonit të blerjeve të krishtlindjeve. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Mjekët pa Kufinj thirrje për evakuimin e migrantëve në Greqi
Artikulli tjetërLONDËR – Corbyn akuzon Johnson për shitjen e sistemit shëndetësor SHBA-së