TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka lajmëruar pezullimin e mësimit në gjithë Shqipërinë.
Pas lajmërimeve të mëparshme për pezullimin e mësimit në Fier, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ministrja bëri me dije se mësimi është pezulluar në gjithë territorin e Shqipërisë pas tërmetit me pasoja shkatërruese të orëve të para të mëngjesit të sotëm.
“Pezullohet mësimi në gjithë territorin për sot, datë 26 nëntor 2019. Për ditët në vijim ju njoftojmë në fund të ditës”, – lajmëron Shahini./r.e/























