Shahini lajmëron pezullim të mësimit edhe në Fier

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ – Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka lajmëruar se do të pezullohet mësimi për gjithë qarkun e Fierit.

“Nuk raportohet për dëme në Fier, por pezullohet mësimi për shkak të shqetësimeve që kanë përjetuar qytetarët”, – lajmëron ministrja Shahini.

Goditja kryesore mendohet që ka kaluar sipas IGJEUM megjithatë këshillohet që njerëzit të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë jashtë banesave.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.