Ballina Flash

Elbasan, nxënësit kujdesen për hapësirat e gjelbra

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Seit Pepa” në orët e tyre të punës komunitare u përkujdesën për hapësirat e gjelbra, në njësinë Papër të Elbasanit.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ndërsa pa nga afër kujdesin e treguar prej tyre për hapësirat e gjelbra, u shpreh se është bukur kur brezi i ri rritet me kulturën e vullnetarizmit.

“Është bukur të shoh një brez që rritet dhe edukohet me kulturën e vullnetarizmit për të mbajtur pastër ambientin që i rrethon”, – tha Llatja. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama takon në Riad Princin e Kurorës, në fokus investimet në turizëm dhe infrastrukturë
Artikulli tjetërFoto/ Kuçovë, rikonstruksion 25 shtëpive të familjeve në nevojë