Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu akuzohet për korrupsion

JERUZALEM, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u akuzua për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të besimit në çështje të ndryshme, njoftoi sot prokurori i përgjithshëm i Izraelit.

“Prokurori i përgjithshëm, Avichai Mandelblit vendosi të shpallë fajtor kryeministrin Benjamin Netanyahu për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të besimit në çështjen 4000, që ka të bëjë me një shkëmbim të dyshuar me kreun e një kompanie të telekomunikacionit”, theksoi Ministria e Drejtësisë në një komunikatë.

Në këtë “çështje 4000”, të quajtur gjithashtu dosja «Bezeq», emri i një grupi izraelit të telekomunikacionit, drejtësia ka dyshime se Netanyahu ka akorduar favore qeveritare që mund të kenë sjellë miliona dollarë për kreun e Bezeq në këmbim të një mbulimi mediatik favorizues nga një prej mediave të këtij grupi, “Walla”.

Prokurori i përgjithshëm vendosi të akuzojë Netanyahun për mashtrime dhe abuzime me besimin në dy çështje të tjera si çështja “1000”, në të cilën kryeministri izraelit dyshohet se ka marrë dhurata luksoze nga ana e personaliteteve të pasura dhe “2000” në të cilën ky i fundit është përpjekur të sigurojë një mbulim të favorshëm në të përditshmen më të madhe në vend. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFirmoset marrëveshja, bashkëpunim në shëndetësinë ushtarake me Italinë
Artikulli tjetërDrenas/ Shtatore për nder të heronjve të familjes Jashari