Ballina Bota

BM – AI: Modeli ekonomik i FB dhe Google kërcënim për të drejtat e njeriut

LONDËR, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Vëzhgimi i gjithëpranishëm i operuar nga kompanitë Facebook dhe Google mbi miliarda njerëz paraqet një “kërcënim sistematik” për të drejtat e njeriut është akuza e Amnesty International.

Në raport, OJQ-ja njeh rolin pozitiv të Google dhe Facebook në “lidhjen e botës dhe ofrimin e shërbimeve thelbësore për miliarda njerëz”.

”Modeli i biznesit i dy kompanive bazohet në mbledhjen e të dhënave të përdoruesve, por përcjellja e aktiviteteve në internet dhe kategorizimi i tyre për qëllime reklamimi lejon njerëzit të gëzojnë të drejtat e njeriut online vetëm duke iu nënshtruar një sistemi të bazuar në abuzimin e të drejtave të njeriut”, thekson agjencia.

Amnisty International sheh një sulm mbi të drejtën e intimitetit në një shkallë të paparë, me efekte që rrezikojnë një seri të drejtash të tjera, nga liria e shprehjes dhe mendimit, tek e drejta e mosdiskriminimit.

“Google dhe Facebook mbizotërojnë jetën tonë moderne, duke grumbulluar energji të pashembullt në botën dixhitale duke mbledhur të dhënat personale të miliarda njerëzve”, thotë sekretari i përgjithshëm i Amesty International, Kumi Naidoo.

“Kontrolli i tyre i fshehtë i jetës sonë dixhitale dëmton vetë thelbin e intimitetit dhe është një nga sfidat kryesore për të drejtat e njeriut të epokës sonë”, shtoi ai./  /os/ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSHEE Durrës investime për të rritur cilësinë e shërbimit dhe eliminuar humbjet në rrjet
Artikulli tjetërTrafiku i armëve të paligjshme, Gjermania dhe Franca: Rajoni, plotësisht i përkushtuar për të qenë i sigurt