Ballina Bota

AUSTRI – Grabiten 20 tonë çokollatë

VJENË, 21 nëntor /ATSH-DPA/ Hetuesit austriakë po kërkojnë një grabitës i cili mashtroi një fabrikë në mënyrë që t’i dorëzonte atij një kamion me 20 tonë çokollatë, konfirmoi sot policia.

Fabrika i dha detyrë një kompanie austriake të dërgonte produktet e saj të markës “Milka” në Belgjikë, por kontrata e transportit u kalua më pas tek një firmë mallrash hungareze, që punësoi një kontraktues çek.

Megjithatë, çokollata nuk e arriti kurrë destinacionin që duhej. Kamioni dhe drejtuesi i tij u zhdukën.

Hetuesit zbuluan se targat e automjetit ishin të vjedhura dhe shoferi nuk punonte për kompaninë çeke. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Shqipëria ka mbështetjen e pakursyer të liderëve më të rëndësishëm europianë
Artikulli tjetërKushtetuesja, Kumbaro: Shkelje të njëpasnjëshme nga presidenti