Ballina Bota

ITALI – Kreu i Serisë A jep dorëheqjen

ROMË, 19 nëntor /ATSH-DPA/ Gaetano Micciche dha dorëheqjen si president i Serisë A, pas hetimeve për zgjedhjen e tij, njoftuan mediet italiane.

“Raportet që u shfaqën sot në gazeta në lidhje me përfundimin dhe rezultatin e mundshëm të hetimit në zgjedhjet e mia 20 muaj më parë, nuk janë të pranueshme dhe më detyrojnë të marr këtë vendim”, deklaroi ai për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.

Federata italiane e futbollit (FIGC), thuhet se gjeti parregullsi në zgjedhjet e Micciche-it, gjë që kërkonte unanimitetin e votave nga presidentët e klubit.

Micciche, 69 vjeç, është gjithashtu nënkryetar i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe president i bankës, Banca IMI. Ai nuk u shpreh nëse do të ruajë pozicionin e tij brenda federatës. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Besimi, fokusi i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës
Artikulli tjetërSUEDI – Prokuroria ndërpret ndjekjen penale për përdhunim ndaj Julian Assange