SUEDI – Prokuroria ndërpret ndjekjen penale për përdhunim ndaj Julian Assange

STOKHOLM, 19 nëntor /ATSH-AFP/ Prokuroria suedeze njoftoi sot ndërprerjen e ndjekjes penale për përdhunim ndaj Julian Assange, themeluesit të Wikileaks, i akuzuar nga një paditëse suedeze për sulm seksual në vitin 2010, në Suedi.

“Kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, me pasojë dobësimin e provave, deri në atë pikë sa vendosa ta ndërpres hetimin”, tha zëvendëskryeprokurorja Eva-Marie Persson, gjatë një konference për shtyp në Stokholm.

Në moshën 30-vjeçare në gusht 2010, paditësja suedeze e akuzoi australianin për kryerje me forcë të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Nga ana e tij, Assange e ka mohuar vazhdimisht faktin e përdhunimit, duke argumentuar për gatishmërinë e saj.

I arrestuar në një burg të Londrës, Julian Assange rrezikon të ekstradohet në SHBA ku pritet të përballet me një dënim deri në 175 vite burg për spiunazh./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.