VATIKAN, 15 nëntor /ATSH-ANSA/ Vatikani dhuroi një ndërtesë afër katedrales së Shën Pjetrit, deri më tani e përdorur nga murgesha, për të strehuar të pastrehët dhe të varfrit e Romës. Ndërtesa, me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit, do të drejtohet si konvikt nga Zyra e Papatit dhe komuniteti aktivist, Sant’Egidio.
Sipas burimeve, ndërtesa do të jetë në gjendje të strehojë deri në 50 persona.
Fillimisht, do të strehohen rreth 30-35 persona të pastrehë dhe të varfër./sara/r.e/












