Ballina Bota

LITUANI – Presidenti Nauseda amniston dy spiunë rusë

VILNIUS, 15 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda i dha sot amnistinë dy rusëve të dënuar për spiunazh në vitin 2017, sipas një deklarate zyrtare, duke i hapur kështu rrugën një shkëmbimi të mundshëm informacionesh sekrete me Moskën.

Sipas disa burimeve jozyrtare, Nikolai Filiptchenko dhe Sergei Moisseienko, mund të shkëmbehen me dy lituanezë, Yevgeny Mataitis e Aristidas Tamosaitis dhe norvegjezin Frode Berg, që të tre të dënuar në Rusi për spiunazh.

Dekreti i firmosur nga presidenti Nauseda tregon se rusët janë falur sipas një ligji të ri që merret me shkëmbimin e spiunëve, megjithatë Zyra e Presidencës nuk pranoi të japë komente./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMIAMI – SHBA: Trafiku i drogës në rritje të dukshme nën regjimin e Maduros
Artikulli tjetërRUSI – Putin: Shpresoj që Trump të festojë me ne 75-vjetorin e çlirimit nga nazizmi