KLP publikon listën e prokurorëve kandidatë për KED

TIRANË, 15 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikon listën e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në njoftimin për shtyp, KLP sqaron se publikon listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas kësaj liste, nga Prokuroria e Përgjithshme kandidatët janë, Arta Marku, Adnan Xholi, Adnand Kosova, Alfred Progonati, Alma Muça, Anila Leka, Arben Kraja, Bilbil Mete, Kujtim Luli, Sokol Stojani, Thoma Jano.

Nga Prokuroria e Apeleve kandidatët janë, Dritan Peka, Altin Dumani, Arben Qosja,
Edmond Hyka, Fatjona Memcaj, Genti Xholi, Nezir Gjoka, Moisi Duda, Ludovik Dodaj, Altin Binaj, Henrik Haxhiraj, Pelivan Malaj, Kleanthi Zeka, Brahim Dragjoshi, Rozeta Qirjaqi.
Gjon Fusha.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, ka publikuar edhe listën e kandidatëve të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga Prokuroria e Përgjithshme janë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet janë, Arqilea Koça.

Nga Prokuroritë e Apeleve kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë Ferdinand Elezi, Alfred Agolli, Artan Bajrami, Irma Balli, Elvin Gokaj.

KLP njofton se, lista me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.