Ballina Ekonomi

Rritja e punësimit dhe ulja e informalitetit/ Skema e sigurimeve shoqërore i rëndon më pak buxhetit

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/- Niveli i shpenzimeve për skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2020 parashikohet në masën 137.5 miliardë lekë ose 7.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për indeksimin e pensioneve në vitin që vjen është parashikuar një fond prej 2.52 miliardë lekë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave teksa prezantoi p/buxhetin 2020 se skema e sigurimeve shoqërore i rëndon më pak buxhetit të shtetit në raport me 5-6 vite më parë, për shkak të uljes së nivelit të informalitetit në tregun e punës dhe së dyti rritjes së nivelit të punësimit dhe kontribuesve.

/a.gjonaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKujtimi i viktimave të komunizmit/ AIDSSH, marrëveshje me fondacionin “Kujto”
Artikulli tjetërForma e mirë te “Verona”, “Zonja e Vjetër” nis sulmin për të siguruar Marash Kumbullën