PARIS, 13 nëntor /ATSH-DPA/ Axhenda e reformave të presidentit francez Emmanuel Macron, po përballet me trazira, mes protestave të studentëve dhe grevave të planifikuara në spitale dhe transportin publik.
Rreth 70 drejtorë spitalesh në sistemin e shëndetit publik shkruan në gazetën franceze “Le Monde”, për të paralajmëruar se sistemi i shëndetit publik të Francës po shembet.
Ndërhyrja e tyre erdhi një ditë para një greve dhe proteste të madhe nga punonjësit e shëndetësisë dhe pas grevave të shumta lokale në dhomat e urgjencave spitalore në të gjithë vendin.
Ndërkohë, ministrat mbrojtën raportin e qeverisë për shpenzimet shëndetësore dhe arsimin, pas një mbrëmjeje protestash studentore për kushtet e jetesës.
Demonstratat u nxitën nga një rast javën e kaluar, ku një student në Lion i vuri zjarrin vetes, në protestë për varfërinë e tij, si dhe varfërinë në politikat e qeverisë. / /sara/r.e/





















