Bletari në Përrenjas, mundësi për punësimin e të rinjve të zonës

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Qukësi dhe Karkaveci janë dy fshatra në bashkinë e Përrenjasit me rreth 3 mijë banorë. 550 familje merren me bujqësi në këto zona dhe vetëm 70 prej tyre i kushtohen bletarisë, edhe pse mundësitë janë disa herë më të mëdha për t’u marrë me këtë sektor.

Xhuana është 18 vjeç, shkon në shkollë të mesme, por gjatë fundjavave merr pjesë në trajnimet e projektit të Shoqatës së Bletarëve Librazhd. Ato mësojnë si të kujdesen dhe zhvillojnë bletarinë.

Angazhimi i saj me bletët që ka familja e saj, po mundëson rritjen e të ardhurave ekonomisë së familjes së saj si dhe mundësi për të rritur investimet në bletari dhe madje edhe punësimin e anëtarëve të tjerë të familjes së saj.

Bashkia Përrenjas është një nga 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri që financohet nga BE dhe zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe shoqërinë civile.

Kjo ndërhyrje synon jo vetëm të punësojë 6 të rinj, nga të cilët 5 vajza, por edhe të trajnojë 35 bletarë të rinj dhe të krijojë një mundësi konkrete që të rinjtë të mos largohen nga zona e tyre. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.