Ballina Bota

SHBA – Jimmy Carter përmirësohet pas operacionit

UASHINGTON, 12 nëntor /ATSH-DPA/ Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, është përmirësuar pas operacionit për të lehtësuar presionin në tru, të shkaktuar nga dëmtimet e fundit, deklaroi fondacioni i tij.

Operacioni i Carter, 95 vjeç, i cili u lëndua nga rrëzimet, shkoi mirë dhe nuk pati komplikime të raportuara.

“Ai do të qëndrojë në spital për aq kohë sa këshillohet për vëzhgim”, theksoi fondacioni me qendër në Atlanta.

Ish-presidenti u pranua në spitalin universitar “Emory”, në Atlanta. Gruaja e tij, Rosalynn, është pranë tij.

Carter, i cili ishte president nga viti 1977 deri në 1981, gjithashtu i ka mbijetuar kancerit, pasi është trajtuar me sukses kundër kancerit në tru, të diagnostikuar në vitin 2015. / /sara/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia: 26 të proceduar për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj efektivëve
Artikulli tjetërFamiljarët e Imallarit për të cilin Pampuri tha se kishte humbur jetën: Kam qenë duke vdekur unë, a jeni njerëz a nuk jeni?