Ballina Flash

U-20/ Kombëtarja miqësore me Kroacinë në “Elbasan Arena”

TIRANË, 12 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Shqipëria U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses U-20 të Kroacisë.

Kuqezinjtë këtë sfidë miqësore do ta zhvillojnë në datën 16 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena” ora 14:00. U-20 do të grumbullohet në datat 12 deri në datën 16 nëntor në qytetin e Elbasanit, ku do të përgatiten për këtë përballje.

Më poshtë lista e futbollistëve të grumbulluar të Biturkut, ku vihet re se janë shtatë futbollist nga 20 në total, nga kampionati shqiptarë. Arlis Shala nga “Flamurtari”. Kristi Qarri dhe Elmir Lekaj nga ‘Vllaznia”. Enes Isufi  dhe Ardit Oshafi nga “Luftëtari”, Tedi Cara nga “Besa” e Kavajës dhe Adolf Sinani nga “Katrioti”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq me erëra të forta në bregdet/ Drejtoria Detare apelon për masa nga mjetet lundruese
Artikulli tjetërStuhia prek rrjetin elektrik, OSHEE riparon dëmin pranë burgut të grave në Tiranë